Aktualitet

Asnjë ndryshim, edhe sot mot i paqëndrueshëm në vend!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti mbetet me kthjellime të herëpashershme dhe me alternime vranësirash, të cilat pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët (me ndërprerje), kryesisht në orët e mesditës e të pasdites.

Era fryn e lehtë dhe me drejtim nga kuadrati i jugut e me shpejtësi mesatare deri 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare, hera-herës era arrin shpejtësinë 10 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2 ballë.

Mjegull/mjegullinë në zonat luginore si dhe në momentin e reshjeve.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 4 deri 12°C;

në zonat e ulëta 6 deri 18°C;

në zonat bregdetare 8 deri 18°C.