Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti vijon me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe lokalisht të dendura në orët e mesditës e të pasdites. Reshjet e shiut parashikohen afatshkurtra e lokale në një pjesë të madhe të territorit.
Në zonën lindore nuk do të mungojnë shtrëngata afatshkurtra e të izoluara, me shkarkesa elektrike në orët e mesditës e pasdites. Në mbrëmje pritet ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë territorin.
Era fryn me drejtim kryesor veriperëndim-juglindje, me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa valëzimi në dete është i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
23/35
Diell re shi
Kukës
18/32
Diell re shi
Lezhë
24/35
Diell re shi
Dibër
16/31
Diell re shi
Durrës
21/34
Diell re
Tiranë
23/35
Diell re
Elbasan
23/36
Diell re shi
Berat
19/36
Diell re shi
Vlorë
22/36
Diell re
Korçë
16/30
Diell re shi
Gjirokastër
16/35
Diell re shi
Sarandë
22/33
Diell re shi