Sport

Aston Vila denoncon Skënderbeun në UEFA!

Skënderbeu U19 ka arritur një rezultat shumë të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare teksa ka barazuar me shifrat 1-1 në Korçë përballë anglezëve të Aston Vilës gjatë pjesëmarrjes së tyre në UEFA Youth Legaue.

Por pas ndeshjes, klubi i Aston Vilës ka bërë të ditur se do të denonconte klubin korçar në UEFA për sjelljen e tifozëve. Sipas anglezëve, nga tribunat kishte thirrje raciste gjatë ndeshjes në fjalë drejtuar lojtarëve dhe stafit të tyre.

 “Aston Vila mund të konfirmojë se do të raportojë KF Skënderbeun në UEFA, si pasojë e abuzimeve raciste të vuajtura nga lojtarët dhe stafi ynë nga një sektor i mbështetësve të klubit shqiptar gjatë ndeshjes së djeshme të UEFA Youth League. Klubi nuk e pranon këto lloj sjellje dhe e dënon këtë dhe çdo lloj tjetër abuzimi në mënyrën më të fortë të mundshme”, shkruhet në njoftimin që klubi i Aston Vilës bëri rreth çështjes në fjalë.

Ekipi i qytetit të Korçës Skënderbeu U-19 ka regjistruar një rezultat historik ndaj Aston Vilës U-19 ndeshjen për fazën gjysmëfinale të kualifikueseve të “UEFA Youth League”, në zhvilluar në qytetin juglindor, u mbyll në barazim 1-1.

LEXO EDHE: Ish-gjyqtarja e FIFA-s lëshon deklaratën e bujshme: “Më kanë ngacmuar seksualisht”!

Edhe në këto mosha mënyra e kualifikimit është me sistem vajtje-ardhje dhe sfida e parë u luajt në Korçë, ndërsa filloi në orën 16:00.

Ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh, pasi kishin humbur një penallti ndërsa autori i golit mbetet Uilson.

Skënderbeu nuk i la të festonin shumë gjatë, pasi 3 minuta më vonë Ensar Beqiri vendosi baraspeshën ndëerkohë në pjesën e dytë nuk ndryshoi asgjë.

LEXO EDHE: Foto/ Pendohet Lamine Yamal? Ylli i Barcelonës fshin postimin me të dashurën!

Takimi i kthimit do të luhet më 5 nëntor në Angli. Korçarët janë gati të shkruajnë historinë në Europë me të rinjtë, pasi fillimisht eliminuan Inter D’Eskaldes. Entuziazmi mes këtyre të rinjve është I dukshëm për këtë rezultat mjaft të mirë të arritur në Shqipëri.

Si për ironi të fatit ekipi i parë i Skënderbeut është i dënuar nga UEFA për 10 vite dhe në edicionin pasardhës pritet të përfundojë periudhën e dënimit i cili nga 10 kualifikime ju shndërruar në 10 vite.

Gjithësesi për të qenë sërish pjesë e kupave të Europës me ekipin A do të duhet si fillim të rikthehen në Kategorinë Superiore e më pas brenda Final Four.