Një shqiptar u plagos me armë zjarri mesditën e sotme në sheshin Viktoria, në qendër të Athinës. Sipas dëshmitarëve, dy persona që po udhëtonin me një motoçikletë kanë qëlluar të paktën pesë herë në drejtim të një klienti, që ndodhej në një sallon estetike. Shënjestra është identifikuar Elton Bombaj, 38 vjeç, nga Vlora por me shtetësi greke. Dyshohet se autorët janë shqiptarë.