Prokuroria shpalli pretencën për 4 të rinj të përfshirë një vit më parë në skenarin e vrasjes me pagesë të aktorit Mishel Prela Manoku. Mbi 32-vjeçarin u qëllua tetë herë me armë zjarri po ai ia doli të mbijetojë. Për Ervin Zallumin, porositësin e këtij atentati, u kërkua dënimi me 12 vjet burg. E njëjta masë dënimi u kërkua edhe për vrasësin me pagesë, Shkëlzen Buci. Ndërkaq për Ermir Tolën u kërkua 8 muaj burg e për dëshmitarin Miklear Tola, 1.4 vite.