Banka Australiane “Commonwealth” pranon se ka humbur të dhënat bankare të rreth 20 milionë personave. Emrat, adresat, anëtarët e llogarive dhe deklaratat ishin ruajtur në dy shirita magnetikë, që duhej të shkatërroheshin nga një nënkontraktor në 2016-ën. Por, pavarësisht se nuk ka prova se shiritat janë shkatërruar, banka nuk i ka thënë klientëve se mund të ketë ndonjë problem për ta. Ky është skandali më i fundit në të cilin përfshihet huadhënësi më i madh në Australi.