Nga 5 qershori, qiellin e Malit të Zi do ta patrullojnë avionët e dy aleatëve të tij të NATO-s, Italisë dhe Greqisë. Podgorica që iu bashkua Aleancës Veri-Atlantike vitin e kaluar, nuk ka avionë ushtarakë të vetët e për këtë arsye i ka kërkuar NATO-s ta ndihmojnë në garantimin e sigurisë së hapësirës ajrore. Ndërkohë Mali i Zi kontribuon nga ana e tij në sigurinë e përbashkët të aleancës me dërgimin e trupave ushtarake në misione trajnuese në Afganistan.