Matthew Knowles është diagnostikuar me kancer gjiri në muajin korrik dhe e ka mbajtur të fshehtë deri tani.
Megjithëse kjo sëmundje prek kryesisht vajzat dhe gratë, në disa raste meshkujt nuk janë të përjashtuar. Fillimisht sëmundjen e tij e kishin vënë re kolegët të cilët u shqetësuan kur panë disa pika gjaku në këmishën e tij.
Pasi u operua, babai i këngëtares së famshme ka telefonuar menjëherë vajzat e tij, dhe i ka detyruar të bëjnë një kontroll të tërëthortë pasi kjo ishte një sëmundje e trashëgueshme.
Ai gjithashtu është sensibilizuar në muajin e ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit tek femrat duke marrë pjesë në aktivitete të ndryshme në SHBA.