Sport

Bajerni konfirmon goditjen e rëndë për Musialën, ylli gjerman merr lajmin më të keq nga doktorët!

Bajerni ka konfirmuar më të keqen për Jamal Musialën. Ylli gjerman duhet t’i nënshtrohet operacionit së shpejti.

Doktorët kanë konfirmuar se Musiala ka frakturë në fibulë, që është e shoqëruar me thyerje dhe zhvendosje të kyçit të këmbës. Talenti u dëmtua dje, ndërsa u përplas me Donarumën.

LEXO EDHE: Një nga objektivat e merkatos, Arsenali prezanton kampionin e Europës me Spanjën!
Musiala do të qëndrojë për disa muaj jashtë. Një ditë e gjitha për t’u harruar dje për Bajernin, që u mposht nga PSG me rezultatin 2-0 në Botërorin për klube.

Ishte një aksion i sekondave të fundit në pjesën e parë, kur Musiala u përplas me Donarumën. Menjëherë ra në sy se ishte dëmtim i rëndë.

LEXO EDHE: VIDEO/ Mesi është “jashtëtokësor”! Ylli argjentinas shmang 6 mbrojtës, realizon dy golësh e asist!

Për ngjarjen pati shumë reagime dhe një nga ata që folën ishte Portieri Nojer, i cili zbuloi bisedën me Donarumën. Për më tepër duke e konsideruar atë fajtorin kryesor.

“Ajo që bëri me Musialën është e rrezikshme. Nuk duhet ta kishte bërë. Ai është i gatshëm të pranojë lëndimin e rivalit të tij?  Iu afrova dhe i thashë: ‘A nuk dëshiron të shkosh të shohësh lojtarin tonë? Ndoshta do të përfundojë në spital’. Është çështje respekti të kërkosh falje!”

Donaruma reagoi pas ndeshjes duke shkruar në Instagram: “Lutem për ty dhe të uroj shërim të shpejtë!

Sa i takon këtij postimi, Nojer tha: “Italianët janë shumë të ndjeshëm. Secili person duhet të vendosë nëse do ta besojë atë apo jo. Gjithmonë duhet të luash drejt. Unë do të kisha vepruar ndryshe”.

Trajneri i Bajernit, Kompani tha se rrallë ndodh që të nervozohej aq shumë që në pjesën e parë dhe jo me lojtarët e tij. “Futbolli është jeta e këtyre djemve”,- tha trajneri pas humbjes 2-0.    “