Aktualitet

Balla: Robert Bitri votoi me kartën e Vangjel Tavos

Kryetari i Grupit Kuvendor të PS-së, pas mbylljes së seancës Plenare të Kuvendit sqaroi skemën e përvetësimit të votës së deputetit Vangjel Tavo të enjten e kaluar, sic pretendohet nga Opozita. Taulant Balla tha se së shpejti do të publikohet dhe video nga momenti i votimit të ligjit për Teatrin: “Robert Bitri ka votuar në atë seancë përmes kartës së Vangjel Tavos. Sipas sekretariatit që ka admiruar provat filmike duket qartë që një deputet i caktuar i LSI ka marrë kartën nga vendi i Vangjel Tavos dhe e ka çuar në vendvotimin zotit Robert Bitri.”-tha Balla.