Bota

Banka Botërore “braktis” Afganistanin pak pasi talebanët morën pushtetin!

Banka Botërore ka marrë masë drastike duke pezulluar të gjitha financimet për projektet në Afganistan. Një zëdhënës i Bankës Botërore tha për “BBC”.

Ne kemi ndalur disbursimet në operacionet tona në Afganistan dhe ne jemi duke monitoruar dhe vlerësuar nga afër situatën në përputhje me politikat dhe procedurat tona të brendshme. 

Ky vendim vjen fill pas talebanët morën kontrollin e vendit dhe duket se Banka Botërore nuk do t’i besojë asnjë projekt talebanëve. Më parë FMN ka bllokuar pagesat për Afganistanin kurse SHBA ngriu asestet e bankës qëndrore të Afganistanit. Veprimi i fundit i Bankës Botërore duket se ësthë një goditje e madhe financiare për qeverinë e re të vendit që pritet ta drejtojnë talebanët, por duke përfshirë edhe figura të tjera.

Afati për tërheqjen e trupave nga Afganistani është vetëm pak ditë larg dhe evakuuimi i dëshpëruar i njerëzve po përballet me zvarritje të mëdha. Talebanët u takuan me gazetarë të “Sky News” në Doha, para të cilëve lëshuan një paralajmërim për forcat e SHBA-së. Zëdhënësi i grupit militant, Suhail Shaheen tha se:

Është një vijë e kuqe, Presidenti Biden pati thënë se në 31 Gusht do të tërhiqnin të gjitha forcat e tyre ushtarake dhe nëse e zgjasin këtë afat, do të thotë se po zgjasin pushtimin. Dhe po ndodhi kjo, do të ketë reagim. Nëse SHBA-ja apo Britania e Madhe kërkojnë kohë shtesë për evakuimet, përgjigja është ‘jo’. Në të kundërt, do të ketë pasoja.

Rikujtojmë se, djali i Ahmad Shah Masood, i cili ishte një nga udhëheqësit kryesorë të rezistencës ndaj sovjetikëve në Afganistan në vitet 1980, tha se “nuk do t’ia dorëzonte zonat nën kontrollin e tij, talebanëve”, raportoi të dielën televizioni “Al Arabiya”.