Sport

Barazimi i Laçit me Egnatian, Moriero: Nuk jam i kënaqur, patëm 4-5 raste goli/ Tetova: Nuk është keq 1 pikë në Laç

Laçi barazoi me rezultatin 1-1 përballë Egnatias. Ndeshja kishte vlerë për javën e 29-të të Superiores.

Pas ndeshjes, trajneri i Laçit, Françesko Morieri tha:

“Ne mundohemi për maksimumin, që të arrijmë rezultatin. Nuk jam i kënaqur nga barazimi dhe pse duhet ta pranoj. Luajtëm ndaj një kundërshtari të fortë. Të jemi pak më agresiv para portës. Patëm 4-5 raste goli, duhet t’i shfrytëzojmë.

Skuadra e Egnatias është ekip i fortë, nuk e them unë. I kemi ballafaquar me fytyrë hapur. Kemi bërë ndeshje të mirë në aspektin karakterial dhe taktik. Meritonim diçka më shumë. Vinim nga 2-3 ndeshje të afërta. Çunat kanë punuar mirë këtë javë, kanë rikuperuar energjitë. Ecim përpara, do kërkojmë të bëjmë pikë dhe në ndeshjen tjetër.

LEXO EDHE: Dinamo dhe Partizani rikthehen tek fitorja, mundin respektivisht Bylisin dhe Skënderbeun

Ekip shumë i ri, duhet të punosh te gabimet në ndeshjet e tjera, për t’i përmirësuar. Sot kemi mbrojtur te 40 metrat, kemi qenë kompakt dhe agresivë. Më vjen keq për çunat, i vetmi rast që morëm golin ishte topi ynë. Bëmë një rritje. Lojtarët më pëlqyen shumë. Më vjen keq për ato, por futbolli është ky, jo çdo herë fiton skuadra që meriton. E interpretuam mirë.

Është normale që pushimi do na bëjë të rikuperojmë energjitë dhe të punojmë mirë fizikisht. Këto ndeshje kemi punuar pak fizikisht. Kemi kërkuar të rikuperojmë më gjumë energjitë mendore. Melo ka problem te kavilja, ka inflamacion te tendina. Duke qenë se është shpërthyes, duhet të jetë gjithmonë në maksimum. Shpresojmë ta rikuperojmë me Bylisin ose pas pushimeve”, u shpreh Moriero

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova deklaroi:

“Mungesat i kemi pasur javë pas jave, më shqetëson se kam pasur mungesa të ndryshme. Prish planet, qëndron lodhja, nuk dua të hy në gjynah për agjërim.

Rrugëdalja ishte që të luanim me mbrojtësin e fundit të Laçit. Efikasiteti nuk ishte i mirë. Ishte vetëm një thellësi ku u bë gol. Duhet të qarkullonim topin më shumë, të kishim pamje më të qartë të asaj që kishim punuar.

Alijev është mbrojtës qendre, shumë e vështirë që në kaq pak kohë ta rregullosh apo ta bindësh që të jetë në një linjë me mbrojtësit e tjerë. Laçi zhvilloi pjesë të parë më të mirë, në të dytën ishim më në ekuilibër dhe qarkullim. Theksi kryesor sot ishte lufta. Kjo është fushë e vështirë, Laçi. Dhe një pikë nuk është keq.

Ne kemi bërë rotacione të shumta. Në një ndeshje kur një lojtar nuk ka formë, nuk kemi pse të vendosim gishtin. Ideja të përshtatemi sa më shpejt. Kur të dali një lojtar dhe të hyjë një tjetër, diferencat të jenë të pakta”, u shpreh Tetova.