Aktualitet Politikë

Bardhi kapet me presidentin Begaj: Na kishte lënë 2 faqe fjalim! Nëse do kishte interes për zgjedhje të lira, do vinte këtu

Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi mbajti fjalën e tij në parlament në nisje të sesionit të ri parlamentar për vitin 2025.

Bardhi sulmoi fillimisht presidentin Begaj që nuk kishte ardhur në Kuvend por kishte sjellë fjalimin me letër që ishte shpërndarë për gjithë deputetët.

LEXO EDHE: Dogjani kërkon interpelancë me ministrin Hoxha: Ekzekutimet mafioze kanë rritur pasigurinë në vend

‘Ju (Spiropalit) kishit  detyrën ti uronit sukses presidentit të ri të SHBA Trump që merr detyrën sot. Është në nderin tonë ti urojmë suksese. Dhe mos na kishit harxhuar kohë me mesazhin e presidentit tuaj të republikës. Na kishte lënë 2 faqe letër kishte përtuat të hidhte firmën. I bënte thirrje politikës që të respektonim standarde për zgjedhje të lira. Nëse presidenti Begaj do kishte interes për zgjedhje të lira së pari do vinte këtu para qytetarëve.

LEXO EDHE: Seanca e parë parlamentare për vitin 2025, Spiropali: Vota e Diasporës, një nga arritjet më të mëdha të Kuvendit

Do ishte në nderin se është keqpërdour 1 herë nga ju për të ardhur këtu se nuk ka ardhur asnjëherë. E kishit sjellë ju për veshi. Në do ishte interesuar për zgjedhje të lira, ka një letër për 2 muajsh që i jep fakte dhe prova si trup diplomatik i RSH po keqpërdoret nga qeveria për fushatë elektorale të PS dhe kryetarit apo anëtarëve të tjerë. Nuk ka guxuar të thotë asnjë fjalë dhe nuk ka shprehur shqetësimin.’