Politikë

Basha: Rama duhet të ndjejë “nxehtësinë” nga Italia!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duket se shpreson shumë nga qeveria e re italiane, që “t’i shpallë luftë mafias shqiptare, të lidhur me qeverinë”. Basha rishpërndau një status në Twitter të Matteo Salvinit, Ministër i brendshëm i shtetit fqinj. “Mirëse vjen “Era e Ndryshimit”, Matteo Salvini. Mafia shqiptare dhe Rama, që drejtojnë narko-shtetin, duhet të ndjejnë “nxehtësinë” nga Italia, në vend të gënjeshtrave, marrëveshjeve dhe fshehjeve të së shkuarës”, shkruan Basha.