Politikë

Basha: Rama, Tahiri dhe Xhafaj pengojnë rrugën e vendit drejt BE-së

Lulzim Basha tha sot se Kryeministri, Ministri i Brendshëm dhe ish-Ministri i Brendshëm pengojnë rrugën e vendit drejt BE-së “E vetmja gjë që na shpëton është e vërteta. Nëse duam Europën, Tahiri duhet të jetë aty ku e kanë vendin trafikantët. Xhafaj duhet të largohet një orë e më parë, qeveria duhet të luftojë e jo mbrojë, korrupsionin, krimin e trafiqet”. Në një dalje për mediat nga Selia Blu, kreu demokrat deklaroi se “Nuk ka ecur strategjia e Ramës që përmes krijimit të fasadës së rremë, të tregohet se gjërat shkojnë mirë në Shqipëri”.“Strategjia e deritanishme e Edi Ramës përmes krijimit të një fasade të rremë që gjërat shkojnë mirë, nuk ka ecur. Fasada ka rënë, qeveria lakuriq para botës. Sot nuk ecin gënjeshtrat, mashtrimet e fajësimet e të tjerëve”. Kreu i Opozitës tha se sot kemi një zgjedhje të qartë:  “Edi Rama duhet ti bindet vullnetit të shqiptarëve ose të largohet” tha ne mbyllje Lulzim Basha.