Politikë

Basha si Salvini, Bushati: Shpresoj të kenë hakëruar Twitter-in!

Ndërkaq Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati iu përgjigj po në Twitter kreut të opozitës Basha, pasi ky i fundit vlerësoi deklaratat e ministrit të Brendshëm italian Salvini, për luftën ndaj mafies, duke nënvizuar se era e ndryshimit do të vinte edhe këtej Adriatikut. “Me të vërtetë shpresoj se llogaria e udhëheqësit të opozitës shqiptare është sulmuar, përndryshe askush nuk mund të shpjegojë këto komente nxitëse të Lulzim Bashës mbi popullin dhe vendin e tij. E turpshme!, shkruan Bushati.