Qeveria hedh për konsultim publik projektligjin për hapjen e basteve online. Sipas draftit, parashikohet vetëm rihapja online e basteve sportive e jo të gjitha basteve siç ishin më parë në pika fizike. Nga organizatorët do të kërkohet të derdhin 15% të të ardhurave bruto për Fondin e Posaçëm, fond që do të krijohet për mbështetjen e sportit, artit, kulturës e teknologjisë së inovacionit.
Me qëllim mbrojtjen e lojtarëve, parashikohet edhe një fond garancie për fituesit. Organizatori i basteve sportive online është i detyruar të ngurtësojë një fond prej 120 milion lekësh, por jo më pak se 5% e shumave të luajtura nga lojtarët brenda një viti, në një llogari të veçantë bankare, në favor të Ministrisë së Financave. Ky fond zhbllokohet vetëm me urdhër të ministrit përgjegjës për financat.
Që të shlyhen detyrimet ndaj Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, (AMLF) organizatori i basteve sportive online është i detyruar të ngurtësojë një fond prej 50 milion lekësh, në një llogari të veçantë bankare, në favor të AMLF-së, i cili zhbllokohet vetëm me urdhër të ministrit përgjegjës për financat.
Pas konsultimit publik, projektligji do të shkojë në qeveri dhe do të ndjekë fazat e miratimit në Parlament. 31 dhjetori 2018 ishte dita e fundit e punës për bastet si edhe lojërat e fatit në Shqipëri, duke çuar në mbylljen e afërsisht 5 mijë lokaleve.
Të gjitha propozimet e projektligjit:
Rishikimin e mënyrës së licensimit duke parashikuar kritere më të forta për organizatorët e lojrave të fatit,
Sigurimi i platformave online të sigurta,
Sigurimi i mënyrës së regjistrimit të çdo lojtari që luan baste sportive duke patur në kontroll çdo informacion dhe shumë të luajtuar;
Kryerjen e pagesave vetëm nëpërmjet agjentëve financiare;
Krijimin e komisionit të licensimit si një struktuvë vendimarrëse kolegjiale për licencimin e subjekteve që do të ushtrojnë aktivitet ne fushen e lojërave të fatit;
Sigurimi i mbrojtjes së lojtarit, jo vetëm nëpërmjet programeve sociale por dhe nëpërmjet fondit të garancisë për lojtarët; Për krijimin e garancive për fituesit e lojërave të fatit, organizatori i kategorisë “Baste sportive online” është i detyruar të ngurtësojë një fond prej 120 000 000 (njëqin e njëzet milionë) lekësh, por jo më pak se 5% e shumave të luajtura nga lojëtarët brenda një viti ushtrimor paraardhës, në një llogari të veçantë bankare, në favor të Ministrisë së Financave, i cili zhbllokohet vetëm me urdhër të ministrit përgjegjës për financat.
Krijimi i fondit të posaçëm për mbështetje direkte në fushën e sportit, kulturës, inovacionit dhe teknologjisë së inovacionit.
Këshilli i Mbështetjes së Projekteve i cili do të vlerësojë projektet që do të financohen nga Fondi i Posaçëm.
Me qëllim formalizimin tregut të lojërave të fatit për këtë kategori loje, duke licencuar subjekte të cilat kanë eksperincë në ushtrimin e aktivitetit baste sportive jo vetëm brënda vëndit por dhe ndërkombëtare.
Ndalohet publiciteti i lojërave të fatit në median e shkruar dhe atë audiovizive. Projektligji rregullon publicitetin e lojërave të fatit, ku ndër risit që sjell është publiciteti i aktivitetit të subjekteve të licencuara të lojërave të fatit në median audiovizive per kategoritë “Baste sportive online”, “Lotari Kombëtare” dhe “Bingo televizive” në kufizim oraresh, si dhe publiciteti pë kategorinë “Baste sportive online” në vendet ku zhvillohen aktivitetet sportive, si dhe e drejta që kanë këto subjekte për të qënë sponsor në skuadrat sportive.
Për krijimin e garancive për shlyerjen e detyrimeve periodike ndaj AMLF-së, organit tatimor etj, organizatori i kategorisë “Baste sportive online” është i detyruar të ngurtësojë një fond prej 50 000 000 (dhjetë milionë) lekësh, në një llogari të veçantë bankare, në favor të AMLF-së, i cili zhbllokohet vetëm me urdhër të ministrit përgjegjës për financat.”
-Organizatorët e kategorisë “Baste sportive online” derdhin në llogari të Fondit të Posaçëm masën 15 % të të ardhurave bruto nga loja.
Ky p/ligj shoqërohet edhe me efekte finaciare, rrjedhim i taksimit të organizatorëve e lojtarit.