Bota

“BE-ja po shpërbëhet”/ Orban jep paralajmërimin e fortë!

Kryeministri hungarez Viktor Orbán tha se Hungaria nuk duhet ta prezantojë euron, sepse Bashkimi Evropian po “shpërbëhet”.

Orban tha në një intervistë me portalin ekonomik “EconomX” se norma aktuale e interesit e bankës qendrore prej 6.5 për qind është “më e lartë se sa mund të jetë”.

Ai vlerësoi se ulja e normave të interesit do të vijë “më ngadalë nga sa do të donim”, sepse guvernatori i bankës qendrore, Mihalj Varga, është një “njeri i kujdesshëm”.

“Heshtja e udhëheqësve evropianë vetëm sa nxit agresionin rus. Njëzet e katër orë pas ofensivës së fundit të Rusisë në frontin politik të brendshëm të Gjeorgjisë, nga nivelet më të larta të Bashkimit Evropian nuk vjen asgjë tjetër përveç heshtjes shurdhuese.”

Kjo u shkrua nga Marko Mikhelson, Kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Estonez, në një mesazh të postuar sot në profilin e tij X. Mikhelson e quajti heshtjen e Evropës në lidhje me shtypjen dhe kërcënimet e qeverisë së Tbilisit kundër opozitës “të turpshme” dhe i bëri thirrje Brukselit dhe vendeve individuale evropiane të ndërmarrin hapa konkretë për të luftuar imperializmin rus.

“Është koha që Evropa të paraqesë një vizion të qartë: ne do ta ndalojmë perandorinë ruse, ne do t’i çlirojmë kombet që duan të jenë të lira dhe pjesë e historisë dhe sukseseve të Evropës! Duke vepruar kështu, ne do t’i japim Evropës në tërësi mundësinë për të formësuar të ardhmen e botës”, shtoi parlamentari estonez.