Bota

BE parashikon rritje ekonomike, paralajmëron Britaninë

Bashkimi Evropian pret një rritje të fuqishme ekonomike këtë vit dhe vitin e ardhshëm. Por BE parashikon se Britania do të përballet me vështirësi pas daljes nga blloku. Nënpresidenti i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis tha se Eurozona ka shënuar rritjen më të madhe ekonomike vitin e kaluar me 2.4 përqind, por reformat duhen vazhduar.