Bashkimi Evropian pritet të vendosë sanksione kundër pesë personave, të cilët dyshohen se kanë ndihmuar në organizimin e zgjedhjeve presidenciale ruse, në rajonin ukrainas të Krimesë. BE-ja tashmë ka ngrirë asetet dhe ka refuzuar vizat e 150 zyrtarëve rusë dhe separatistëve që mbështeten nga Moska, si dhe ndaj 38 kompanive, që sipas Brukselit zyrtar, janë përgjegjës për shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës.