Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj janë një nga çiftet më të përfolur të momentit. Dashuria e tyre nisi në shtëpinë e “Big Brother Vip” dhe duket se në pak kohë ata kanë kaluar mjaft vështirësi, duke qenë se një raport i tillë brenda shtëpisë më të famshmë në Shqipëri, është edhe më intensiv.
Ndërkohë, duket se dyshja do të përballet me një tjetër vështirësi, pasi në nominimin e fundit janë pikërisht Donaldi, Beatrix, si edhe Einxhel Shkira. Me siguri dyshja uron daljen e kësaj të fundit, në mënyrë që mos të ndahen nga njëri-tjetri.
Por Beatrix ka menduar edhe për rastin më të keq, teksa i ka dhënë disa këshilla Donaldit në rast të daljes së saj. Beatrix ‘lë amanetet’ te i dashuri i saj, duke i dhënë forcë për të vazhduar më tej në “Big Brother Vip Albania”.
Kam gra shumë të forta në familje, kam Albanin shtyllën e shtëpisë. Nuk do mërzitem. Më beso. Çfarëdo që të jetë, ne të gjitha i kemi kaluar bashkë. Tani mund t’i kaloj edhe vetëm, pa ndihmën e atyre. Nuk kam qejf të rrish edhe të mendosh që si do ia dalë ajo, si do jetë. Më beso. Thjesht jepi shumë gaz me zemrën që ke.
https://www.instagram.com/p/CY9iRtPLIHm/?utm_medium=copy_link
Epo fjalë si këto do të donte kushdo t’i dëgjonte. Gjithçka mbetet për t’u parë dhe fansat po presin me padurim të zbulojnë a do të dalë Einxhel, apo do të ndahet çifti i famshëm Donald-Trixa.