I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë gazetari Bledi Mane, për të folur më shumë për mendimin e tij mbi protestën në vend, por jo vetëm…
Shqetësimi më i madh i gocave në spektaklet tona, a e di kush është? Që shkojnë në Dhërmi, kapardisen dhe nuk ua var asnjë çun se rrinë 5-6 çuna së bashku. Shiko se çfarë shqetësimesh kanë sot shqiptarët! Ne ndaj e duam këtë vend, se është vendi i çudirave. Është vendi ku protestohet, pastaj me protestuesin shkon në Bllok argëtohesh, kërcen mbi banak, pastaj ditën tjetër shkon në punë, shkon në plazh. Ke hapësirat e duhura. Ky vend të jep kënaqësinë që shumë vende të tjera nuk ta japin. Pyeti pak shokët dhe shoqet, a ka dalë dielli në Gjermani dhe në Angli sot?