Dy këngëtaret me origjinë shqiptare Bebe Rexha dhe Dua Lipa që pas “American Music Awards” duket se nuk rrinë dot larg njëra-tjetrës.
Bukuroshet kanë zhvilluar një miqësi shumë të ngushtë dhe së fundmi janë parë duke darkuar së bashku në Londër. Një pjesë e fansave dyshojnë së këngëtaret janë në bisedime për të bërë një bashkëpunim muzikor dhe për ata që pëlqejnë thashethemet, thonë se kjo miqësi po lë jashtë loje Rita Orën.
Dua dhe Rita nuk kanë një marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën por edhe pse Bebe është përpjekur t’i bëjë bashkë nuk ja ka arritur qëllimit. Kjo nuk e ka ndaluar këtë të fundit t’i ketë mikesha të dyja.