Showbiz

Bebe Rexha flet për ndërhyrjet plastike

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha së fundmi ka dhënë një intervistë për revistën prestigjose “Health” ku ka folur për herë të parë mbi operacionet plastike.

Edhe pse shumë shpesh ajo është akuzuar se ka bërë ndërhyrje në hundë dhe tek të pasmet, në fakt ajo tregon të kundërtën.

Bebe rrëfeu se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje kirurgjikale pasi është shumë e frikësuar nga to. Këngëtarja theksoi se nëse do të bënte, ajo do të ndërhynte për të zmadhuar gjoksin pasi në këtë mënyrë do të ndihej më seksi.

29-vjeçarja përfundoi komentin e saj duke thënë se nëse një ditë vendos të bëjë një operacion plastik, nuk do ta mbajë sekret nga fansat e saj.