Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha ka vënë në dukje një fenomen që ndodh rëndomë nga përdoruesit shqiptar të rrjeteve sociale.
Me anë të disa postimeve në Insta Story, këngëtarja ka rrëfyer se shqiptarët nuk e mbështesin aq sa duhet njëri-tjetrin.
Ajo ka vënë re se komentet e fansave shqiptarë në postimet e saj janë ofenduese dhe banale madje ka edhe nga ata që nisin të debatojnë me njëri-tjetrin online.
“Unë e dua kulturën e vendit tim, u rrita si shqiptare dhe vërtetë e dua por ndonjëherë ndjej se shqiptarët nuk i japin dorë njëri-tjetrit” ,-tha ajo duke falenderuar të gjithë ata fansat shqiptarë që e mbështesin.
Bebe theksoi se është e rëndësishme që shqiptarët ashtu si në të gjitha vendet e tjera të falin më shumë dashuri dhe të jenë një mbështetje e madhe për njëri-tjetrin.