Presidenti Ilir Meta ka falënderuar publikisht këngaren e njohur me origjinë shqiptare Bebe Rexha, e cila vendosi që të financojë ndërtimin e dy banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Pasi inspektuan nga afër banesën e dytë që do të kontribuonte për rindërtim Bebe Rexha, kreu i shtetit theksoi se këngëtarja vendosi zemrën e saj në këtë aksion dhe la pas axhendën muzikore. “Jam shumë krenare që jam shqiptare dhe jam e lumtur që po ndihmoj një tjetër familje. Jemi të fortë. Jam krenare që jam shqiptare dhe jam krenare që po ndihmoj shqiptarë të tjerë. Të gjithë shqiptarët nëpër botë, ky është momenti ku mund të kontribuojnë dhe të ndihmoni familjet shqiptare. Të ndihmoni njerëzit tanë që të ndërtojnë një shtëpi dhe të kenë një jetë më të mirë.”, tha Bebe Rexha.