Xaylen Asher Richard është vetëm 19-muajsh por është i gjatë thuajse sa vëllai i vet 4-vjeçar dhe madje vesh rrobat e tij. Nëna e vogëlushit, Salitza Richard, nga Dallas ishte e shqetësuar për shëndetin e të birit që po rritej me një ritëm tronditës.
Kur ishte vetëm 6 muajsh, atij i bënin rroba për moshën 12-18 muajshe.
Ishte qesharake hera e parë që shkova te mjeku, për kontrollin tim dyjavor. Ai na pyeti nëse ishim të sigurtë që po i tregonim fëmijën e duhur, sepse dukej shumë më i madh për moshën e tij. Isha i shqetësuar për shëndetin e Xyalenit dhe pyesja veten nëse ishte normale që fëmija im të kishte aq shumë kilogramë. Mjekët megjithatë më thanë se gjithçka ishte në rregull.
Për shkak të madhësisë së tij, djali i vogël filloi të ecte me vonesë. Nëna e tij shprehet se:
Ishte çmenduri sepse në fillim nuk ecte, pastaj ndodhi brenda natës, hodhi disa hapa të vegjël e pak ditë më vonë, filloi të vraponte. Po t’i japësh ushqim kënaqet shumë. Ai është praktikisht si një top bowlingu, është një fëmijë kaq i lumtur.