Aktualitet

Belgjika njeh zyrtarisht patentat shqiptare

Lajm i mirë për të gjithë drejtuesit e automjeteve. Autoritetet belge konfirmuan zyrtarisht njohjen e lejeve të drejtimit të lëshuara nga autoritetet e vendit tonë. Konkretisht, nëse një shtetas shqiptar shkon në Belgjikë për më pak se tre muaj, ai mund të përdorë lejen shqiptare të drejtimit të automjetit.