Modelja Beniada Nishani, e njohur për publikun si një nga figurat më të komentuara të Big Brother VIP Albania 1, ka konfirmuar se prej disa kohësh nuk është më beqare.
Rrëfimin e bëri mbrëmjen e sotme në emisionin Goca dhe Gra në Top Channel, ku foli pa rezerva për jetën sentimentale dhe pranoi se po kalon një periudhë shumë të mirë personale.
Nuk jam single. Është dikush në jetën time. Nuk kam akoma një propozim, as një unazë. Nuk i dihet asnjëherë. Unë jam vajzë e çiltër, por nga ana personale jam munduar të jem e tërhequr. Të mos i tregoj gjërat pa qenë zyrtare
-u shpreh ajo, duke treguar pse ka zgjedhur ta mbajë lidhjen larg syrit të publikut.
Beniada zbuloi se partneri i saj është italian dhe se njihen prej vitesh. Sipas saj, gjithçka ka lindur natyrshëm pas një miqësie të gjatë.
Është i huaj, është italian. Duhet që mashkulli të propozojë, pastaj vendosim ne. Ndihem shumë mirë, jam shumë e lumtur
-tha modelja, duke lënë të kuptohet se po e shijon këtë histori pa presion.
Ajo theksoi edhe anën e saj tradicionale:
Njihemi prej kohësh, kemi qenë shokë prej vitesh. Pastaj ai mori guximin… sepse jam tradicionale shqiptare me të vjetrën.
Deklarata ka ngjallur menjëherë reagime, pasi publiku ka qenë gjithmonë kurioz për jetën private të modeles. A do të vijë së shpejti një propozim dhe një unazë? Koha do ta tregojë.