Aktualitet

Berat, pranga një zjarrfikësi të Roskovecit/U kap me 13 doza kokainë!

Iu gjetën dhe sekuestruan 13 doza kokainë, pranga një zjarrfikësi të Roskovecit. I riu, i moshës 22-vjeç dhe i identifikuar si Eldi Shehaj u arrestua nga blutë e Beratit, pasi në makinën që drejtonte, u zbuluan sasia e drogës dhe një peshore elektronike.

Kontrollet e policisë vijuan në banesën e të prangosurit. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”, pasi në shtëpi iu gjet e sekuestrua një çifte.

Një 22-vjeçar me detyrë zjarrfikës në M.Z.SH Roskovec u arrestua nga policia për akuzën e shitjes së narkotikëve.

Në pranga ra Eldi Shehaj, pasi gjatë kontrollit të kryer nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Berat në automjetin “Honda Civic” që ai drejtonte, u gjetën 13 doza kokaine dhe një peshore elektronike, dy aparate telefonike celularë, një kartmonedhë me prerje 50 euro dhe 1000 lekë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të kryer nga specialistët e AMP-së në banesën e shtetasit E.SH u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri “Çifte” e dy aparatë telefonikë celularë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”.