Aktualitet

Berat, shkarkohet nga detyra kreu i Hipotekës

Shkarkohet nga detyra, Drejtori i Hipotekës së Beratit, Robert Poçi. Ky vendim erdhi pas ankesave të ndryshme të qytetarëve gjatë një takimi me Ministren e Drejtësisë. Etilda Gjonaj u përball me shqetësimet e banorëve në Otllak e Velabisht. Ata thanë se kërkesat iu trajtoheshin jashtë afateve nga Hipoteka e Beratit.