Bota Botë e Çuditshme

Bëri ‘twerk’ në avion, stjuardesa pushohet nga puna!

Një ish-stjuardesë ka akuzuar Alaska Airlines se e ka pushuar nga puna pasi ka publikuar një video të saj duke kërcyer twerk. Nelle Diala ka punuar si stjuardesë në Alaska Airlines, por pak më shumë se gjashtë muaj pas fillimit të punës së saj të ëndrrave, ajo pretendon se u pushua nga puna.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Nkonkonsa.com (@nkonkonsa)


Videoja tregon Dialan duke qëndruar në rreshtin e ndarjes së sediljeve të avionit, duke ngritur këmbën e duke bërë twerk. “Videoja u bë virale brenda natës, por në vend të dashurisë dhe mbështetjes, shkaktoi dënime të papritura. Edhe pse ishte një vendim i keq nga ana ime, nuk e mendoja se do të më kushtonte punën e ëndrrave”-shpjegon Diala. Sipas pretendimeve të saj, bëhet fjalë për një video të padëmshme që ajo ka shpërndarë në llogarinë personale në rrjetet sociale. Pavarësisht shpjegimeve të saj se video nuk kishte për qëllim të dëmtonte kompaninë, ata dyshohet se nuk donin të dëgjonin.