Rajoni

Berlin, Thaçi takim me Merkel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, takohet sot me Kancelaren Gjermane, Angela Merkel. Në Berlin, kryetemë e diskutimeve do të jetë dialogu me Serbinë. Gjermania është e pakënaqur dhe kërkon nga Beogradi e Prishtina, zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani, si dhe përparim në pjesën e mbetur të problematikave. Një muaj më parë, në Berlin ishte Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.