Ylli i muzikës pop Beyonce si rrallëherë u shfaq në një event privat në Los Angeles së bashku me bashkëshortin e saj, Jay Z.
Dyshja dukeshin në formë perfekte teksa u fotografuan në hapjen e studios më të re filmike të mikut të tyre Tyler Perry në Atlanta.
Beyonce e ka falenderuar publikisht aktorin për punën e palodhur që ka bërë për këtë studio që sipas saj, kishte pa fund detaje që të kujtojnë artistë të tjerë të industrisë që nuk jetojnë më.
38-vjeçarja kishte veshur një fustan të mbushur me xixa nga koleksioni i Yousef Al Jasmi dhe dukej fantastike.