Aktualitet

Bilanci i tërmetit, 701 banesa të dëmtuara

Nga tërmeti i 26 Nëntorit, në Qarkun e Durrësit u dëmtuan 701 banesa, 12 rezultojnë të shkatërruara totalisht, ndërsa me dëme konstatohen dhe 176 pallate. Në Qarkun e Tiranës ka 15 banesa të shkatërruara plotësisht, 239 të dëmtuara, 8 pallate jashtë funksionit e 61 të tjerë të dëmtuar rëndë. Bilancin e përkohshëm të dëmeve të tërmetit të 26 Nëntorit, e bëri të ditur kryeministri Rama sot në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë. Rama theksoi se ky bilanc kërkon të plotësohet.