Aktualitet

Bilanci i tërmetit, deri tani 8 viktima në Durrës, Thumanë e Kurbin

Vazhdon të rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.3 Rihter dhe epiqendër pranë qytetit të Durrësit që në orën 03:54 minuta të mëngjesit shkundi vendin. Zyrtarisht raportohen 8 viktima në Durrës, Thumanë e Kurbin. Kujtojmë se ky bilanc është provizor, pasi situata ndryshon nga momenti në moment teksa vijojnë intensivisht operacionet e kërkim shpëtimit në rrënojat e pallateve e të tjera ndërtesave të shembura. Jo zyrtarisht, flitet për 10 viktima.