Showbiz

Billboard, një artikull kushtuar astisteve shqiptare

Artistët shqiptarë po pushtojnë klasifikimin e “Billboard Hot 100”, shkruhet në artikullin e publikuar pak orë më parë.

Billboard ka vendosur që t’i kushtojë për herë të parë një artikull artistëve shqiptarë që po zënë shumë shpejt vendin e tye në industrinë e muzikës.

Mes Bebe Rexhës, Dua Lipas, Rita Oras dhe Ava Max të cilat të gjitha kanë nga një apo më shumë projekte muzikore pjesë të klasifikimit amerikan, Billboard ka përmendur edhe Njomzën.

Njomza, e cila është shfaqur në klipin e Ariana Grande, “Thank you, next” dhe ” 7 Rings”, gjithashtu ka qenë pjesë e “The Top List” me projektin e saj muzikor “Lonely Nights”.

Teksa ka folur për Billboard, këngëtarja u shpreh se tranzicioni i Shqipërisë nga regjimi komunist në demokraci, ka ushqyer frymën kreative të brezit të saj.

“Ime më më thonte gjithmonë që ne jemi kështu siç jemi sepse jemi shqiptarë. Jemi pak të çmendur dhe kurrë nuk heqim dorë. E kemi në gjak” ,-tha ajo.