Bitcoini e ka kaluar barrierën e 20 mijë dollarëshit për herë të parë ditën e djeshme, pas rritjes së interesimit institucional dhe të korporatave. Kjo sipas agjencisë Reuters. Një Bitcoin ka arritur vlerën e 20.800 dollarë sot, duke e kaluar shifrën e 20.675 dollarëve që kishte qenë më herët. Është rritur për më tepër se 170% këtë vit.
Monedhat më të vogla si Etherumi e Ripple (XRP), që shpesh lëvizin në tandem me Bitcoinin, janë rritur për 5.4% përkatësisht 8.1%.
“Shumë nga klientët tanë kanë pritur që të kalojë shifrën e 20 mijë dollarëve një Bitcoin duke marrë parasysh lajmet e fundit nga lojtarët e mëdhenj institucional si SGX dhe MassMutual që haptazi kanë reklamuar Bitcoinin”,-ka thënë Scott Freeman, bashkëthemues i firmës së tregtisë, JST Capital.