Numri i bizneseve në ekonominë shqiptare shënoi vitin e kaluar rritjen më të ulët në një dekadë, teksa hapja e ndërmarrjeve të reja është shoqëruar me mbylljen masive të atyre ekzistuese. Instituti i Statistikave raportoi se për vitin 2017 numri i bizneseve që kryejnë aktivitet ekonomik u rrit me vetëm 1.1, ose 5 herë më pak se sa një vit më parë. Të dhënat e detajuara tregojnë se ky ngadalësim i ndjeshëm është i lidhur kryesisht me mbylljen e bizneseve ekzistuese.