Fotografja e njohur Blerta Celibashi ka reaguar për herë të parë mbi përfshirjen e saj në historinë e bujshme që pasoi ndarjen e Princ Lekës nga Elia Zaharia.
Në një intervistë së fundmi, ajo rrëfeu vështirësitë psikologjike që ka kaluar për shkak të thashethemeve dhe lajmeve të pavërteta që qarkulluan në media.
Ka qenë e vështirë të menaxhoj aspektin psikologjik. Ishte shumë e vështirë për mua që të përfshihesha në një telenovelë ku nuk e gjeja aspak veten në personazhin që më kishin vendosur. Ndihem shumë e prekur dhe e indinjuar me të gjitha shkrimet e pavërteta. Sot jemi në një moment paqeje, por sigurisht që ndjej ende ngarkesë emocionale kur flas për atë kohë
-u shpreh Celibashi.
Ajo hodhi poshtë pretendimet për një marrëdhënie shoqërore me Elia Zaharinë, duke e quajtur një shpifje të pastër:
Në mënyrë kategorike nuk kam qenë asnjëherë shoqe me Elian. Ky element e bënte telenovelën më interesante për median, por është shumë abuzive që është shpikur një gjë e tillë. Kjo është e vërteta ime.
Celibashi theksoi gjithashtu se marrëdhëniet me familjen mbretërore kanë qenë vetëm profesionale:
Kam shumë klientë dhe raportet kanë qenë gjithmonë korrekte e formale. Fotot kanë qenë pjesë e punës dhe asnjëherë nuk e kam menduar që mund të ngrihej një fabul e tillë.