Gossip Showbiz

Dasmë në fshehtësi?! Leka II martohet me Blerta Celibashi!

Leka II, Princi i Shqipërisë, i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me partneren e tij Blerta Celibashi në një ceremoni private. Martesa shënon një kapitull të ri në jetën e tij personale, rreth dy vite pas ndarjes nga ish-bashkëshortja, aktorja Elia Zaharia.


Lajmi u bë publik nga Oborri Mbretëror Shqiptar, i cili publikoi edhe fotografinë zyrtare të çiftit. Fotoja është realizuar në Apponyi Castle në Slovakia, një vend i zgjedhur për të nderuar trashëgiminë e Mbretëreshës Xheraldinë dhe origjinën e saj hungareze.

Pas martesës, Blerta Celibashi do të mbajë mbiemrin e familjes mbretërore dhe titullin Princeshë e Shqiptarëve.

Princ Leka II, 43 vjeç, dhe Blerta Celibashi, 27 vjeç, e bënë publike lidhjen e tyre rreth një vit më parë. Çifti shpalli fejesën në tetor të vitit të kaluar dhe e festoi atë në mënyrë private në Ksamil.

Historia e tyre e dashurisë nisi pak kohë pas ndarjes së princit nga Elia Zaharia. Martesa mes tyre u zgjidh zyrtarisht nga Gjykata e Tiranës më 25 prill 2024, pas konflikteve të vazhdueshme dhe ndërprerjes së bashkëjetesës.

Ndarja e çiftit u shoqërua me një përplasje të fortë familjare që u bë publike në media, ku u raportuan edhe incidente mes Princit dhe familjarëve të ish-bashkëshortes.

Nga martesa me Elia Zaharia, princi ka një vajzë, Princeshën Xheraldinë, e cila lindi në vitin 2020.