Botë e Çuditshme

Bleu Alfa Romeon e ëndrrave të tij, qytetarit nuk i lejohet ta prekë për dy muaj të tërë!

Një blerës në SHBA ka mbetur i zhgënjyer pasi nuk i është lejuar të prekë Alfa Romeo Tonale-n që bleu më 26 prill. Vetëm pak ditë para nënshkrimit të kontratës, kompania shpalli një rikthim sigurie për rreth 8 mijë njësi për shkak të një problemi me kamerën e pasme. Dhe për shkak të kësaj, koncesionari nuk mund ta dorëzojë makinën. Blerësi pretendon se edhe disa shërbime shtesë që ka paguar, nuk janë kryer.

Ai e quajti markën “ëndrrën e tij”, por përvojën si një makth. Pas presionit të vazhdueshëm, atij i është ofruar një makinë zëvendësuese përkohësisht. Rasti ka ngjallur debat në rrjete sociale mbi transparencën dhe përgjegjësinë e kompanive. Ju rikujtojmë se tani është verë dhe një valë e nxehtësisë po përfshin të gjitha vendet, që do të thotë se edhe makina juaj shpejt mbinxehet. Sipas Hannah Fry (fryrsquared), ekziston një truk i thjeshtë për ta ftohur makinën tuaj shpejt.

“Ky është truku që vazhdoj ta përdor”-tha Fry, profesoreshë matematike në Universitetin e Kembrixhit, në një video në rrjete sociale. “Hapni një nga dritaret e pasme të makinës suaj. Pastaj, në anën e kundërt, hapni dhe mbyllni me shpejtësi derën e përparme.  Për shembull, nëse e ulni dritaren pas sediljes së shoferit, hapni dhe mbylleni shpejt derën e përparme të pasagjerit disa herë. Ideja është të krijoni rrjedhë ajri: lëvizja e derës e detyron ajrin e ndenjur të dalë jashtë dhe tërheq ajër të freskët brenda.”

Shumë nga shikuesit e kanë konfirmuar se truku funksionon. Ndërkaq, me shfaqjen e valëve të të nxehtit, shumë shtëpi e kthejnë kondicionerin në aleatin e tyre më të mirë. Por përdorimi i gabuar i tij mund të kushtojë shtrenjtë, dhe jo vetëm në faturë. Një eksperte nga një kompani e pajisjeve shtëpiake ka zbuluar në një video në TikTok dy gabimet më të shpeshta që bëjnë përdoruesit gjatë verës, dhe që rrisin konsumin e energjisë pa e kuptuar.