Bota

Bleu shtëpi luksoze në Londër, dënohet me 10 vjet burg ish-kryeministri pakistanez

Një gjykatë kundër korrupsionit në Pakistan, dënoi ish-kryeministrin pakistanez, Nawaz Sharif me 10 vjet burg për blerjen e banesave luksoze në Londër. Gjykata po ashtu ka urdhëruar që pronat e tij të konfiskohen. Sharif që aktualisht ndodhet në Britani, pritet të apelojë vendimin. Gjykata Supreme i ka ndaluar përjetësisht angazhimin politik 67 vjeçarit në një vendim të vitit 2017, për shkak të mosdeklarimit të pasurisë.