Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi nisjen e një operacioni për bllokimin e mjeteve ujore që bëjnë transport pasagjerësh dhe automjetesh. Bëhet fjalë për mjetet lundruese artizanale, që rrezikojnë jetën e njerëzve në liqenet e Komanit, Vaut të Dejës dhe liqenit të Shkodrës. Në një deklaratë zyrtare theksohet se pas inspektimeve, aksioni po vazhdon me verifikimin dhe bllokimin e çdo skafi apo varke që nuk plotëson kushtet për sigurinë e jetës.