Celebrities Gossip Showbiz

Blogerja e njohur, nënë për herë të parë!

Blogerja e njohur turke Negin Mirsalehi dhe partneri i saj Maurits Stibbe do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë blogerja me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram, ku ka publikuar disa fotografi shumë të bukura. Ndër të tjera ajo ka shkruar se:

Jam shumë e emocionuar që po ndaj me ju se unë dhe Mau po presim 1 fëmijë. Oh Zot i madh, a mund ta besoni se në të vërtetë do të bëhemi prindër? Ky viti i fundit ka qenë më sfiduesi pasi na thanë se do të ishte shumë e vështirë të bëheshim prindër. Prandaj ky do të jetë bebushi jonë i mrekullisë dhe jam shumë mirënjohëse për këtë.

https://www.instagram.com/p/CY6xhGVDP-A/

Rikujtojmë që në qershor të vitit të kaluar, teksa dyshja ishin me pushime në Itali për të festuar 15-vjetorin e lidhjes së tyre, Maurits i propozoi për martesë dhe ky moment përveç çiftit ka emocionuar pafund edhe ndjekësit e tyre. Maurits dhe Negin janë prej disa vitesh së bashku dhe shpesh herë ndajnë me fansat momente të lumtura krah njëri-tjetrit.

https://www.instagram.com/p/CVQOEQmlAK7/