Gossip Showbiz

Boksieri i famshëm bëhet baba për herë të gjashtë, por kjo nuk e ndal atë të…

Së fundmi, boksieri i famshëm Tyson Fury është bërë baba për herë të gjashtë. Këtë lajm të bukur e ka dhënë vetë ai nëpërmjet rrjetit të tij social Instagram, teksa iu bën thirrje ndjekësve të luten për të voglën e familjes, të cilën ai dhe partnerja e tij vendosën ta quajnë Athena.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij Paris Fury, disa orë para lindjes publikoi pamje nga dhoma e lindjes në spital, ku shihej Tyson duke parë një ndeshje boksi nga telefoni i tij. Krah videos ajo shkroi:

Edhe në këtë situatë ai po shikon boks.

Epo, pasioni mbetet pasion pavarësisht çdo rrethane dhe Tayson sapo na e vërtetoi!

Rikujtojmë, se Tyson dhe Paris janë martuar në vitin 2009 dhe janë prindër të vajzave Venezuela, 10-vjeçe, Valencia Amber 3-vjeçe, si dhe djemtë John James, 8-vjeç, Tyson II, 4-vjeç dhe Adonis, 1-vjeç.

https://www.instagram.com/p/CPA8Wxrl2QH/