Sport

Bomba nga Turqia! Ofertë zyrtare për Muçin, dy sulmues të Kombëtares në një skuadër?

Ernest Muçi mund të huazohet nga Beshiktashi te Rubin Kazan. Klubi rus kërkon në ekip një tjetër sulmues të Kombëtares, pas Mirlind Dakut.

LEXO EDHE: Tradhtia e Adrian Bajramit, reagojnë trajneri dhe drejtori teknik i Zvicrës: Jemi të kënaqur!

Në Rusi janë treguar disa detaje. Muçit i ofrohet paga 74 mijë euro në muaj, ndërsa në huazim mund të përfshihet edhe mundësia e blerjes së kartonit.

LEXO EDHE:  Ndeshjet kundër Gjibraltarit dhe Letonisë/ Asani dhe Berisha: Atmosferë shumë e mirë në skuadër, duam 3 pikët në “Air Albania”!
Minutat nuk kanë qenë të shumta për Muçin te Beshiktashi. I kushtëzuar edhe nga dëmtimet në klubin turk, huazimi mund të shikohet si mundësi për më tepër hapësirë.

Lëvizjet e fundit gjithmonë kanë qenë surprizuesë. Kujtojmë se e tillë ishte edhe transferimi i Muçit nga Legia te Beshiktashi.

Klubi turk pret oferta për Muçin, futbollist për të cilin ka paguar 10 milionë euro. Gjigandi nga Stambolli do të ishte i kënaqur në rast të një shitje të mundshme të 23-vjeçarit, në mënyrë që të grumbullojë sa më shumë para.  Kontrata e tij vlen deri në verën e vitit 2027.

Sezonin e kaluar dëmtimet kanë qenë të pranishme, Muçi ka shënuar në kampionat katër gola dhe ka asistuar një tjetër, ndërsa është aktivizuar në 13 ndeshje.

Më parë për Muçin është shprehur interes nga Anglia. Tashmë mbetet për t’u parë cila do të jetë oferta që do të kënaqë drejtuesit e Beshiktashit.