Aktualitet

Braçe: Nga 20 Dhjetori nuk do të ketë lojra fati në lagje

Mbledhja e sotme e Komisionit Kuvendor të Ekonomisë, u zhvillua pa praninë e Opozitës. Kryetari Erion Braçe replikoi me Ministrin e Financave Arben Ahmetaj, lidhur me lojërat e fatit. Braçe i tha Ahmetajt, se “Deri në fund të vitit, pikat e tyre duhet të mbyllen nëpër lagje  dhe të shkojnë aty ku duhet të jenë”. Një tjetër çështje që mori vëmendje në Komision ishte  sistemi i taksave vendore.