Këngëtarja e famshme Adele pas divorcit ka gjetur lirinë dhe këtë e ka shprehur edhe nëpërmjet një postimi të bërë së fundmi në Instagram.
Ajo ka festuar ditëlindjen e saj të 31-të me një festë madhështore me temë nga filmi “The Great Gatsby”. Këngëtarja ka marrë me qira vilën ku është xhiruar filmi. Objekti kushton plot 135 milion dollarë dhe është gjithashtu i njejti vend ku është xhiruar edhe “Godfather”.
Adele ka festuar së bashku me miqtë e saj më të mirë dhe më të famshmit e industrisë të muzikës e filmit por jo vetëm. Gjatë festës askush nga të ftuarit nuk mund të mbante celular e aq më pak të bënte foto. Veshja e saj ishte e frymëzuar nga vitet ’20.
Ndërkohë edhe pse ish-bashkëshorti i saj menjëherë pas ndarjes është hedhur në krahët e një gruaje tjetër, për Adele ky detaj nuk ka aspak rëndësi.
Në fund të këtij viti, ylli i hitit “Hello”, do të vijë me një album të ri muzikor për të cilin po punon fort dhe është shumë krenare.