Celebrities Gossip Showbiz

Adele surprizon në daljen e rrallë publike me bluzën për Lando Norris?

Adele ka bërë një paraqitje të rrallë publike, duke u shfaqur në Çmimin e Madh të Britanisë në Silverstone, ku nuk kaloi pa u vënë re.

Fituesja e shumë çmimeve Grammy u fotografua në pistën legjendare me një bluzë në mbështetje të kampionit të botës në Formula 1 për vitin 2025, Lando Norris, dhe ekipit McLaren, duke konfirmuar edhe një herë pasionin e saj për sportin e motorëve.

38-vjeçarja e kompletoi stilin me syze të mëdha dielli dhe një varëse elegante me mbishkrimin “Mummy”, ndërsa u pa mes shumë emrave të njohur që ndoqën garën, shkruan DailyMail.

Në pistë, Charles Leclerc festoi një fitore historike, duke triumfuar për herë të parë në Silverstone dhe duke regjistruar suksesin e tij të parë të sezonit pas një gare plot incidente, e cila përfundoi nën makinën e sigurisë.

Pas garës, FIA sqaroi se konfuzioni rreth tërheqjes së makinës së sigurisë ishte shkaktuar nga një problem në sistemin informatik.

Pjesëmarrja e Adele nuk ishte surprizë për fansat e Formula 1. Këngëtarja është një adhuruese e kahershme e këtij sporti dhe vitin e kaluar u fotografua në Çmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara në Austin, ku pozoi me pilotët e Mercedesit, George Russell dhe Andrea Kimi Antonelli.

Pak ditë më parë, artistja foli edhe për lidhjen e veçantë që ka krijuar me djalin e saj 13-vjeçar, Angelo, falë Formula 1.

Djali im është shumë i apasionuar pas kartingut. Nuk njoh shumë adoleshentë që kanë një pasion kaq të madh, ndaj përpiqem ta mbështes. Ai është i fiksuar, por jam bërë edhe unë

-u shpreh Adele.

Ajo shtoi se interesi i të birit e ka afruar edhe më shumë me këtë sport.

Kur fëmija yt ka një interes, duhet ta mbështesësh. Mendoj se është e rëndësishme të interesohesh edhe ti për atë që e bën të lumtur

-tha këngëtarja.